Del në ankand xhaketa e Micheal Jackson me një shumë marramendëse
Xhaketa e zëzë lëkure e veshur nga Mbreti i muzikës Pop Micheal Jackson, të cilin e kishte veshur në turneun e parë solo ‘Bed’ do të dalë në ankand që do të mbahet në nëntor të këtij viti.
Nga vlerësimet e para, xhaketa mund të arrijë çmimin deri në 100 mijë dollarë.
Këngëtari i ndjerë këtë xhaketë, që në shpinë gjëndet nënshkrimi i tij i përhershëm, e kishte veshur nëpër koncerte të ndryshme përgjatë viteve 1987 deri në 1989.
Gjithashtu theksojmë se xhaketa e fundit kuq e zi që e kishte veshur në videoklipin ‘Thriller’ ishte shitur në një ankand për 1.8 milion dollarë në vitin 2011.

Përveç xhaketës në ankand i cili do të mbahet me 10 nëntor në Hard Rock Cafe në Times Square të New Yorkut, do të shfaqen kitarat elektrike, ku kanë luajtur Bob Dylan,Eric Clapton dhe anëtarët e U2, Bono dhe Edge.
KOHA JONË SONDAZH

