Del në dritë e vërteta për videot e Damianos gjatë izolimit nga Big Brother
Videot e Damianos dhe mikut të tij Drilon Hoxha, që u bënë virale një ditë më parë në portale e rrjete sociale, sot kanë zbuluar një të vërtetë tjetër.
Të gjitha dyshimet se Damiano mund të mos ketë qenë i izoluar, ashtu siҫ u mësua, gjatë kohës kur doli nga shtëpia e Big Brother, në të vërtetë mund të jenë vetëm aludime.
Edhe pse ishte Donjeta ajo që tha publikisht se Damiano kishte pasur telefon dhe televizor në dhomën e hotelit, ndërsa ajo jo, profili i Damianos në Instagram, që menaxhohet gjatë kësaj kohe nga miku i tij, ka sqaruar sot se videoja është realizuar para se Damiano të hynte në shtëpinë e Big Brother. Video është realizuar para se edicioni i nëntë i Big Brother të fillonte.
“Portalet ishin ata që shtrembëruan gjithë situatën e një videoje të postuar ditë më parë dhe ka nga ata që e kanë besuar një gjë të tillë, por siҫ e shihni, këtu kemi videon e postuar nga Driloni disa ditë pasi Damiano kishte dalë bashkë me Donjetën dhe në të njëjtën kohë kemi edhe foton e postuar nga shoku tjetër i tij, që është bërë po atë natë. Vini re foton kur Juli ka postuar foton për ta mbështetur Damianon. Ai e ka postuar më datë 17 mars foton, duket që nga rrobat që fotoja e postuar nga Juli dhe video e postuar nga Driloni kanë të njëjtën kohë realizimi, duket edhe që ambienti është i njëjtë.
TE DYJA FOTOJA EDHE VIDEO JANË BËRË NË TË NJËJTËN KOHË DHE NË TË NJËJTIN VEND E QË ËSHTË PARA SE TË FILLONTE BIG BROTHER SI SPEKTEKËL. Këto dallojnë vetëm nga koha e postimit dhe nuk ka asnjë lloj dyshimi.