Del në shitje shtëpia e famshme e filmit “Home Alone”

Shtëpia e famshme e “Home Alone” del në shitje.

Rezidenca me pesë dhoma dhe gjashtë banja në Winnetka, po shitet për një shumë marramendëse prej 5.25 milionë dollarë.

Që nga publikimi i filmit klasik të vitit 1990 me regji të Chris Columbus, shtëpia ka kaluar në një rinovim ekstrem.

Duke postuar një përshkrim të ambienteve të brendshme, agjentët e pasurive të patundshme The Dawn Mckenna Group, thanë se pronarët aktualë kanë dyfishuar hapësirën e banimit dhe kanë ndërtuar një fushë basketbolli.

SHKARKO APP