Demi Lovato feston ditën e kanabisit duke tymosur një cigare
Pasi rrezikoi të vdiste nga overdosa, Demi Lovato hoqi dorë nga drogat e rënda, por nuk ka hequr dore nga marjuana, që në Californi është e ligjshme.
Për të festuar ‘weed day’, ditën kushtuar kanabisit që festohet në 20 prill, ylli i pop-it ka publikuar një foto të saj teksa ndez një çibuk xhami.
’Gëzuar 420!’, ka komentuar Demi duke ju referuar një tjetër emri me të cilin quhet bima në ‘festival’.
Emri 420 vjen nga zhargoni i konsumatorëve të marijuanës dhe kuptimi origjinal i referohet kohës në të cilën tymoset (4:20 pm), por me kalimin e kohës 4/20 (20 prilli në kalendarin amerikan) është bërë dita kushtuar kanabisit.