Demi Lovato i jep lamtumirën të shkuarës, shihni ndryshimin drastik në look-un e saj
Thonë që kur diçka ndryshon në jetën e një gruaje, i pari që e mëson është parrukieri i saj. Nuk bën përjashtim as Demi Lovato, që pas fundit të historisë së dashurisë me të fejuarin e saj Max Ehrich (që zgjati 3 muaj) këngëtarja ka vendosur të bëjë një ndryshim drastik në pamjen e saj.
‘Kam bërë një gjë’, kështu njofton Demi për 93 milion fansat, për ndryshimin drastik me look-un e saj.
Në një seri fotosh Lovato ka shfaqur prerjen e saj të re dhe ngjyrën e verdhë të flokëve. Mision i realizuar më se miri për hairstylist Amber Maynard Bold, që ka kënaqur më së miri klienten e saj të famshme.