Demi Lovato kërkon ndjesë publikisht për udhëtimin në Izrael

Demi Lovato shijoi disa ditë pushime në Izrael, por për shkak të kësaj u përball me kritika të shumta nga ana e ndjekësve në rrjete sociale. Këngëtarja u pagëzua në lumin Jordan dhe shumë persona e akuzuan se po mbështet Izraelin në konfliktin e gjatë me Palestinën. Për këtë gjë Demi vendosi të sqarohej publikisht dhe t’ju kërkonte falje të gjithë personave që janë ofenduar nga udhëtimi i saj.

https://www.instagram.com/p/B3F1tVohjwp/

“Jam shumë e mërzitur. Unë pranova të bëja një udhëtim në Izrael në shkëmbim të disa postimeve. Askush nuk më tha se është e gabuar të shkosh apo se do të ofendoja ndokënd. Më vjen keq nëse kam lënduar apo ofenduar dikë, ky nuk ishte qëllimi im. Ndonjëherë njerëzit të prezantojnë me disa mundësi, por askush nuk të tregon se çfarë reagimi mund të marrësh mbrapsht. Ky udhëtim kishte si qëllim që të shërbente si një eksperiencë shpirtërore për mua dhe jo një mbështetje politike. Tani e kuptova se kam lënduar njerëz dhe për këtë gjë më vjen keq. Më vjen keq që nuk jam më shumë e edukuar dhe më falni që mendova se ky udhëtim ishte thjesht një eksperiencë shpirtërore”, ka shkruar Demi në një postim në ‘Instagram’, të cilin më vonë e ka fshirë. Ajo ka treguar se udhëtimi ka qenë mjaft i dobishëm për shëndetin e saj në përgjithësi, zemrën dhe shpirtin. Menjëherë pasi nisën kritikat për të Demi vendosi të mbyllte hapësirën e komenteve në postimet e saj.

SHKARKO APP