Demi Lovato shkon të votojë për Kongresin e ri pas rehabilitimit
Demi Lovato doli nga qendra e rehabilitmit pak ditë më parë.
Dhe këngëtarja është paraqitur në qendrat e votimit për të hedhur votën e saj për Kongresin e ri amerikan.
Në një postim në Instagram u shpreh mirënjohëse që iu dha mundësia të votojë.
“Jam shumë mirënjohëse që jam në shtëpi dhe mu dha mundësia të shkoj për të votuar.”
Lovato, e cila u shtrua në spital më 24 korrik pas një mbidoze droge që për pak i mori jetën, u bëri thirrje fansave që të votojnë.
“Një votë mund të bëjë ndryshime, prandaj sigurohuni që zëri juaj të dëgjohet! Tani dilni dhe votoni,”-shkruajti ajo.
Lovato u zbulua të shtunën jashtë qendrës së rehabilitimit ndërsa u fotografua restorantit Matsuhisa në Los Anxhelos të shtunën me stilistin e famshëm Henry Levy.
KOHA JONË SONDAZH

