Demi tregon si ja doli të mos e urrejë më gjoksin e saj
Artistja botërore Demi Lovato, dikur i urrente gjinjtë e saj sepse ishin shumë të vegjël, por vetëm tani është gati të flasë në Instagram rreth kësaj çështjeje. Duket se këngëtarja ka gjetur një mënyrë natyrale për t’i rritur ato dhe do që ta dinë të gjithë.
“Fakte. Unë s’kam patur kurrë gjoks derisa fillova të haja ç’të doja. Gjithë jetën time kam e kam urryer gjoksin tim të vogël, por pastaj kur hoqa dorë nga barrierat që i vija vetes në lidhje me ushqimin, kisha gjoksin që doja. Kjo, jam unë e gjitha”,-shkruan Lovato në foton e postuar së fundmi në Instagram.
Në të shkuarën, Demi ka luftuar me buliminë, ankthin dhe problemet e tjera që lidheshin me keq ushqyerjen, por duket se kohët e fundit, Demi ka nisur një kapitull të ri me ide dhe objektiva të tjera!
https://www.instagram.com/p/CGI2_Gvhtcj/?utm_source=ig_embed