Demi zbulon padashje të dashurin. Fajin e ka një video live

People punon fort por njerëzit në Instagram punojnë më fort. Prej pak kohësh, Demi Lovato përflitet se është në një romancë me aktorin dhe këngëtarin amerikan Max Ehrich. Të mërkurën e kaluar, lidhja e tyre u konfirmua nga burime të People, megjithëse Demi dhe Max nuk komentuan. Këtu vijnë në ndihmë fansat. Demi e cila te The Ellen ”Degeneres Show”, deklaroi në fillim të muajit se ishte single, në fakt nuk është aspak. Ishte më e vështirë se ç’pritej mbajtja e lidhjes sekret. Teksa Max po performonte live, Demi shfaqet papritur. Ai përpiqet t’i pëshpërisë “jam live, jam live”, por tepër vonë.

SHKARKO APP