Dënohet ikona e kinemasë, Brigitte Bardot

Aktorja e famshme 86-vjeçare franceze, rikthehet edhe një herë në vëmendjen e mediave. Ikona e kinemasë franceze u dënua të paguante një gjobë prej mbi 5,000 euro për fyerjen e kreut të Federatës Franceze të gjuetarëve, Willy Schraen.

Bardot gjithashtu do të duhet të paguajë 1000 euro për shpenzimet ligjore të Schraen dhe 1000 të tjera për dëmet.

Në editorialin e botuar në vitin 2019, Bardot përcaktoi gjuetarët si “terroristë të botës së kafshëve”, duke treguar Schraen si një “shembull kryesor”.

Animalisti nuk ishte i pranishëm në seancë, në një letër drejtuar gjykatës ai kishte pranuar se fyerjet që u shfaqën në faqe ishin ndaj tij.

SHKARKO APP