Dënohet ish-modelja e Playboy për foton turpëruese të së moshuarës
Ish-modelja e Playboy, Dani Mathers ka marrë lirim me kusht dhe është dënuar me 30 orë punë në komunitet pasi publikoi një foto turpëruese të një gruaje në rrjetin social, Snapchat.
Korrikun e kaluar, ajo kishte fotografuar një 71-vjecare në dhomat e zhveshjes në palestër, duke e shoqëruar me shkrimin: ‘Nëse ju nuk mund ta shihni këtë, as unë nuk mundem.’
Më pas kishte publikuar një foto personale ku mbulonte gojën, por më pas kërkoi falje dhe u justifikua se donte t’ia dërgonte një shoqeje privatisht.
Në gjyqin që u mbajt të mërkurën për këtë rast, ajo u dënua edhe me heqje të pikturave ‘grafitti’ nga muret e Los Angeles. Nëse rasti do të kalonte më lart, atëherë modelja do të gjykohej me 6 muaj burgim.
“Unë kam vendosur të bëj atë që bëj për mbijetesë pasi e adhuroj trupin e femrës dhe e di që të turpërosh tjerët për trupin është e gabuar dhe unë nuk jam e tillë,“ – tha ajo.
Sipas CNN, kur doli nga gjykata, 30-vjecarja tha se nuk e mendonte se do ndodhte një gjë e tillë pasi nuk kishte qëllim të të lëndonte njeri.


KOHA JONË SONDAZH

