Dënohet ish-modelja e Playboy për foton turpëruese të së moshuarës

Ish-modelja e Playboy, Dani Mathers ka marrë lirim me kusht dhe është dënuar me 30 orë punë në komunitet, pasi publikoi një foto turpëruese të një gruaje në rrjetin social, Snapchat. Korrikun e kaluar, ajo kishte fotografuar një 71-vjecare në dhomat e zhveshjes në palestër, duke e shoqëruar me shkrimin: “Nëse ju nuk mund ta shihni këtë, as unë nuk mundem”. Më pas kishte publikuar një foto personale ku mbulonte gojën, por më pas kërkoi falje dhe u justifikua se donte t’ia dërgonte një shoqeje privatisht. Në gjyqin që u mbajt të mërkurën për këtë rast, ajo u dënua edhe me heqje të pikturave ‘grafitti’ nga muret e Los Angeles. Nëse rasti do të shkonte më tej, atëherë modelja do të gjykohej me 6 muaj burg. “Unë kam vendosur të bëj atë që bëj për mbijetesë, pasi e adhuroj trupin e femrës dhe e di që të turpërosh të tjerët për trupin është e gabuar dhe unë nuk jam e tillë“, tha ajo. Sipas CNN, kur doli nga gjykata, 30-vjecarja tha se nuk e mendonte se do ndodhte një gjë e tillë, pasi nuk kishte qëllim të të lëndonte njeri.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?