Deputeti i PS ”fans” i Brikenës dhe Mateos, por ka një kritikë për ta
”Big Brother Albania Vip 5”, po komentohet kudo dhe nga çdokush. Valës së Brikenës dhe Mateos nuk i ka shpëtuar as deputeti i PS, Erion Braçe. Por ai ka një kritikë, dhe kjo ka të bëjë me përdorimin e cigareve elektrike. ”Këta që përdorin këto produkte janë të rritur dhe të përgjegjshëm për shëndetin e tyre, por është ekstremisht e ndaluar me ligj që kjo të paraqitet si modë për fëmijët”,-shkruan Braçe. Deputeti shtoi se programi po shkel hapur ligjin për produktet e duhanit dhe se ka kërkuar ndryshime në Kodin Penal për të adresuar këtë problem.
Postimi i plotë
Të gjithë e shohin dhe e marrin nga aty! Edhe fëmijët, edhe të rriturit! Transmetimi 24/24 nuk ka asnjë kufizim për fëmijët. Prime nuk ka asnjë kufizim për fëmijët. Përmbledhjet ditore nuk kanë asnjë kufizim për fëmijët.
Vape apo cigaret elektronike janë të ndaluara për fëmijët në këtë vend. Mesazhi që vjen nga fotot që shihni, dhe që është mesazh 24/24 orë, është mesazh i keq për fëmijët! Pikërisht sepse është mesazh i keq, e kemi ndaluar me ligj që të jepet nga televizioni. Është ekstremisht e ndaluar me ligj!
Këta që e përdorin (duhanin/cigaret elektronike) janë të rritur dhe të përgjegjshëm për të zgjedhur vetë dhe për shëndetin e tyre! Por është ekstremisht e ndaluar me ligj që ata, përmes televizionit, ta përcjellin si “modë” edhe për fëmijët! Lexoni ligjin për produktet e duhanit! Po e shkelin hapur! Ndaj të martën që shkoi kërkova ndryshime në Kodin Penal, por kur përton të mendosh, doemos që as e kupton dhe as e voton dot.
KOHA JONË SONDAZH

