Deputeti i PS ”fiksohet” pas Elvana Gjatës: Do humbni gjëra të bukura

Kënga më e fundit e Elvana Gjatës “Mike”, e cila erdhi si bashkëpunim me Ledri Vulën dhe John Shahu, po korr sukses. Ky fakt është lehtësisht i vërtetueshëm nëse shohim se vetëm për një ditë ka mbledhur gati 1 milion klikime.

Mesa duket, kënga është pëlqyer edhe nga politikanët tanë. Deputeti i PS-së, Erjon Braçe ka shpërndarë në rrjetet sociale këngën e re të Elvana Gjatës, ku shkruan:

”Dëgjojeni! Dëgjoni liriken, zërat si melodi! Do bindeni që ka gjëra shumë herë më të bukura se lehjet e qenve! Dhe, nëse do i ktheheni çdo qeni që leh, do humbni gjëra të tilla të bukura”,-shkruan Braçe.

https://www.instagram.com/p/Bkx0T18grE0/?taken-by=erionbrace

SHKARKO APP