Deputetja e PD bëhet nënë për herë të parë, sjell në jetë dy vajza binjake
Madje pritja e ëmbël dhe barku i rrumbullakosur nuk e pengoi Joridën të bëhej pjesë e “çadrës së lirisë” duke marrë pjesë në protestën 3-mujore të opozitës .
Tabaku është martuar me profesorin e Ekonomisë, Saimir Sallaku. Ardhja në jetë e dy binjakeve ka gëzuar jo vetëm dy prindërit e rinj, por edhe të afërmit dhe miqtë e tyre. Nëna dhe 2 vajzat janë mirë dhe po shijojnë momentet e bukura me njëra-tjetrën. Mësohet se çifti i ka quajtur 2 vajzat, Arba dhe Iris.