Dëshira për Krishtlindje, Rozana: Të bëhem nënë
Rozana Radi u rikthye në Këngën Magjike me këngën “Kur përfundon një dashuri si kjo e jona”, që u pëlqye dhe u duartrokit gjatë. Para se të këndonte, më parë vendosi me Arditin zbukurimet në pemën e Krishtlindjeve duke specifikuar çdo gogël një dëshirë.
Pyetjes së Arditit se cila është lutja më e madhe që i bën pemës së Krishtlindjeve, ajo iu përgjigj: “Të bëhem nënë sa më shpejt”.
Festat kanë arritur më shpejt këtë vit në Shqipëri dhe ku ka festa ka edhe shpresë që dëshirat e zemrës do të plotësohen shumë shpejt.

KOHA JONË SONDAZH

