Dëshironi një martesë të gjatë dhe të suksesshme? Victoria Beckham ka një këshillë për ju
Victoria dhe David Beckham janë martuar në korrik të vitit 1999 dhe vazhdojnë të jenë çift edhe sot.
Ndaj, këshilla e kujt tjetër për martesën do të ishte më e vlefshme sesa ajo e Victoria-s?
Në një rrëfim për “Today”, 46-vjeçarja ka treguar sekretin e një martese të gjatë dhe bëni mirë të mbani shënime!
Ajo tregoi se prioriteti i tyre kryesor janë fëmijët, por ata gjithashtu janë mbështetësin më të mëdhenj të njëri-tjetrit.
Në kaq vite, Victoria dhe David kanë qenë jo vetëm bashkëshortë, por edhe shokët më të mirë të njëri-tjetrit.
“Besoj se fëmijët janë prioriteti ynë, dhe cdo gjë që bëjmë, vërtitet rreth tyre. Punojmë të dy shumë fort. E duam jetën tonë profesionale. Mbështetemi tek njëri-tjetri dhe jemi me fat që jemi gjetur dhe që mundëm të rriteshim bashkë.”- u shpreh ajo.
Ata janë prindër të 4 fëmijëve, Brooklyn, 20 vjec, Romeo 17, Cruz 14 dhe vajzën Harper, 8 vjece.