Dështojnë në veshje Rita Ora dhe Lady Gaga në “Oscar 2015”
Nata e madhe e çmimeve Oscar përveç çmimeve dhe emocioneve të mëdha që ka përcjellë, ka vënë në dukje edhe “risqet” me të cilat janë përballur yjet e pranishëm në këtë eveniment të rëndësishëm për vitin 2015.
Veshja është një element i rëndësishëm dhe mjaft i komentuar në këtë event. Shqiptarja Rita Ora dhe Lady Gaga e njohur tashmë për stilin e saj të çuditshëm, kanë “dështuar” me veshjet e tyre , duke u klasifikuar tek veshjet më të këqija të “Oscar 2015”.
Me një fustan të gjatë të bardhë dhe doreza të kuqe, Lady Gaga duket sikur po lan enët. Ajo kishte si qëllim të na kujtonte kohët e vjetra të Hollivudit, dhe iu desh një skuadër prej 25 vetash që t’ia stilonin një veshje të tillë për dy javë.
Me fustanin e zi te tejdukshem Rita Ora na tregon te gjitha asetet e saj në festën e çmimeve Oscar.