“Despacito”, eja ta bëjmë ngadalë në Puerto Riko, ja kuptimi i këngës më të klikuar?
Kënga e Luis Fonsit në bashkëpunim me Daddy Yankee e lancuar në fillim të këtij viti (saktësisht më 12 janar), vetëm në YouTube është dëgjuar mbi 1.8 miliard herë dhe shumë shpejt do ta kalojë shifrën prej dy miliardësh.
Kjo e bën të qartë se kjo këngë pëlqehet në masë të madhe dhe shumë nga fansat tashmë dinë t’i këndojnë pjesë të saj.
Mirëpo, duke qenë se kënga është në spanjisht, pakkush e di kuptimin e tekstit.
Megjithëse tingëllon si një këngë argëtuese, romantike, me ritme latine – në fakt, kjo është një këngë shumë seksuale. Fjala ‘despacito’ përkthehet si ‘ngadalë’ dhe e gjithë kënga ka të bëjë me seksin sensual dhe të ngadaltë.
I gjithë teksti flet për mënyrën e afrimit, puthjesh, zhveshjes, arritjes në “zonat e rrezikshme”, dëgjimit të zhurmës gjatë aktit seksual, etj., teksa kah fundi këngëtari i kërkon protagonistes që i dedikohet kënga “ta bëjnë në plazh në Porto Riko”.