Despacito thyen çdo parashikim, e para në 18 vende të botës

Despacito momentalisht është kënga më e klikuar dhe që dëgjohet më shumë në gjithë radiot e botës duke kaluar cdo parashikim. E para në 18 vende, ndodhet në krye të klasifikimit për 12 javë, ka marrë 6 disqe platini dhe një video me 1,9 miliardë shikime. Këto janë vetëm disa nga rekordet e marra nga “Despacito”, kënga e portorikanit Luis Fonsi dhe gjithashtu e Daddy Yankees. “Despacito” ka fituar vendin e parë në klasifikimin e shitjeve në Irlandë, Spanjë, Portugali, Francë, Belgjikë, Zvicër, Austri, Danimarkë, Finlandë, Gjermani, Norvegji, Holandë, Kanada, Australi, Mbretëri e Bashkuar dhe SHBA. Nuk kishte ndodhur ndonjëherë që një këngë spanjolle të arrinte kreun e klasifikimit anglez, ku qëndron prej 5 javësh dhe është hera e tretë në historinë e Billboard Chart, që një tekst spanjoll mbërrin në vendin e parë në SHBA. Më parë se “Despacito” ia kishin dalë vetëm “La Bamba” në 1987 dhe “La Macarena” në 1996, prandaj kjo këngë është një sukses i vërtetë.

SHKARKO APP