Detaje nga dasma e Almeda Abazit me aktorin turk
Kur kanë mbetur vetëm rreth tri jave nga një prej dasmave më të përfolura të momentit, shtypi turk ka publikuar disa detaje interesante nga ceremonia që pritet të kurorëzojë në martesë modelen dhe aktoren shqiptare, Almeda Abazi dhe aktorin e famshëm turk, Tolgahan Sayisman.
Shqiptarja është në lidhje dashurie me aktorin turk prej dy vitesh, ndërsa në Nëntor 2016 ata u fejuan dhe filluan përgatitjet për dasmë. Çifti pritej të martohej në Pranverë, por Sayisman ka vendosur qe ditëlindjen e Almedës, 13 shkurt, ta bëjë edhe më të paharrueshme duke caktuar dasmën në atë ditë.
Media turke raporton se Abazi dhe Sayisman do të udhëtojnë drejt Los Angeles në SHBA, ku ata kanë një shtëpi të tyren, për ceremoninë e martesës. Atje do të hedhin firmat në certifikatën e martesës dhe më pas do të ketë edhe një ceremoni shik.
Sayisman raportohet të ketë përgatitur një listë prej 25 personash për të marrë pjesë në këtë ceremoni. Pas kthimit nga Los Angeles, çifti pritet të organizojë një festë edhe për miqtë në Stamboll.