Detaje nga “No I Love Yous” i Era Istrefit

Këngëtarja shqiptare, Era Istrefi, tashmë e kthyer në një prej zërave më të pëlqyer të muzikës botërore së shpejti do të publikojë edhe projektin e saj më të ri në bashkëpunim me superyllin e hip hopit, French Montana.

Por ndryshe nga sa pritej, publikimi i këngës së re është shtyrë për më 25 shtator për shkak se klipi ende nuk është xhiruar. Klipi i “No I Love Yous” do të xhirohet më 30 gusht në Los Angeles dhe më datë 25 shtator do të publikohet.

Një lajm i keq ky, për fansat e shumtë të këngëtares shqiptare, të cilët prisnin publikimin e këngës brenda këtij muaji, por për një këngëtare si Era Istrefi ia vlen të presësh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim, sëfundmi Era ka ndryshuar edhe modelin e flokëve duke u shndërruar në brune, mbetet për t’u parë nëse do të jetë ky edhe modeli që ajo do ketë në projektin e saj më të fundit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?