Dhuna në koncert, Butrinti i quajti “katunarë”: Ata që janë ndjerë të ofenduar, kërkoj falje
Sherri i ndodhur në një klub ku po këndonte Butrint Imeri, nxiti këtë të fundit ti cilësonte si katunar personat e përfshirë në sherrin fizik. “Mos kqyrni katunarët duke u kap në diskoteka. Bala ka edhe në diskoteka”.
Pas këtij postimi Imeri ka marrë shumë mesazhe të ndryshme nga fansat e tij të cilët janë ndjerë të ofenduar. Kjo ka bërë që këngëtari të bëjë një tjetër reagim, ku ka kërkuar falje për ata që janë prekur nga fjala katunar.
“Po më vjen shumë keq për mbi reagimin që e kom bo me termin ‘katunar’ gjatë një rrahje që është bo sa jom kon tu përformu në një klub, por ka qenë momentale dhe jam shumë i frustrum me ato pamje që i kisha përball, sepse na dalim me u knaq e jo me pa përleshje e ku ta di unë. Unë vet jom “katunar” me prejardhje, jom SHALJAN nga Mitrovica i lindur në Gjermani, kshtu që ata që janë ndjeh të ofenduar, ju kërkoj shumë falje. Ju don katunari Shaljan super krenar, Butrinti”.