Dhunon të dashurën, arrestohet futbollisti i Bayern Munich
Përqafësuesi francez i Bayern Munich, Kingsley Coman është arrestuar të hënën në mëngjes në Paris, pasi akuzohet për dhunë në familje. Futbollisti ka pranuar akuzën dhe fajin për ngjarjen që ka ndodhur dhe do të përballet me një seancë gjyqësore pas mbarimit të pushimeve verore, në shtator. 21-vjeçari, i cili në muajin prill bëri transferimin e tij në Bayren nga Juventusi pasi gjigandët gjermanë paguajtën 21 milionë euro, njoftohet se ka pasur një zënkë me ish-partneren e tij mbi një kontratë reklamash. Ka qenë vetë futbollisti që ka lajmëruar policinë, raporton prokuroi në Meaux dhe e dashura e tij bëri ankesën sapo oficerët mbërritën.