Dhurata Dora “godet” sërish me duetin e ri

Kanë kaluar vetëm dy ditë nga publikimi i këngës më të re të Dhurata Dorës në bashkëpunim me Maitre Gims që tashmë është kthyer në një hit.

“Only You” ka shënuar një rekord klikimesh pasi deri më tani numëron më shumë se 4 milionë klikime në Youtube.

Ky është vetëm fillimi i suksesit të kësaj kënge që me gjasa do të kthehet në një super hit ashtu sikurse “Zemër”, një duet me Soolking, e cila numëron më shumë se 600 milionë klikime në Youtube.

Sakaq, është përfolur se Dora pritet të sjellë një duet dhe me Don Xhonin, por ende nuk është konfirmuar asgjë./abcnews.al

SHKARKO APP