Dhurata e stafit ”zbuloi” gjininë e bebit të Arbanës (VIDEO)

Moderatorja shumë e dashur për publikun, Arbana Osmani zbuloi pak muaj më parë se është në pritje të ëmbël, mirëpo nuk dha ndonjë detaj nëse do bëhej nënë e një vajze apo djali. Mbrëmë ishte finalja e ”Dua të të bëj të lumtur”, ku u zbulua nga dhurata e stafit, se Arbana dhe Eduart Grishaj do të jenë prindër të një djali. Kjo është kuptuar pasi stafi i emisionit i kishin blerë rroba për foshnjën, në ngjyrë blu, duke lënë të kuptohet në këtë mënyrë edhe gjinia.

Moderatorja Arbana Osmani surprizon stafin e saj - Dua të të bëj të lumtur, 27 Qershor 2020

SHKARKO APP