Dhuratat pa emër për Shën Valentin? Si reagojnë femrat VIP (Foto)

Disa nga këngëtaret tona simpatike i ngacmuam me pyetjen tjetër se si reagojnë ato nëse një person që i do shumë u sjell një dhuratë të shtrenjtë. A do ta pranonin atë dhe a do të bëheshin kureshtare për të ditur se cili është ai? Ja se si përgjigjen vajzat simpatike VIP…

Mariza Ikonomi

“Nuk e di, varet nga dhurata dhe shija e personit… Por nëse do të ishte shumë e shtrenjtë, do të më vinte në siklet. Për emrin se kush e dërgon, s’e di nëse do të më interesonte”.

Anxhela Peristeri

“Mendoj se nëse do ishte shumë e shtrenjtë, nuk do ta pranoja (në njëfarë mënyre i jep shpresa atij që ta dërgon). Po do të isha kureshtare kush ishte. S’i dihet ndonjëherë… (qesh)”.

Xhesika Polo

“Nuk shquhem për natyrë që i vlerëson gjërat nga ana monetare. Një dhuratë e shtrenjtë për mua quhet e tillë vetëm kur vjen nga personi i shtrenjtë, sepse vlerën një dhuratë ia jep kuptimi dhe simbolika që ajo ka dhe jo sa para janë paguar për atë dhuratë. Gjithsesi, dhurata më e bukur dhe më e shtrenjtë për mua ështe ai… i shtrenjti”.

Mira Janji

“Do ta pranoja me shumë kënaqësi, duke e marrë vesh patjetër se nga e kam, se fundja edhe mbreti i pranon dhuratat! Gëzuar të gjithëve ditën e Shën Valentinit dhe personave ‘single’ u uroj sa më shpejt të dashuruar”.

Xhesika Ndoj

“Është diçka që nuk më bën shumë përshtypje, sepse kam marrë disa herë dhurata edhe me shumë vlerë, pa e ditur se nga kush. Por këtë e di, që ka qenë i njëjti person! Kureshtare u bëra shumë, sepse lind pyetja: Sa e rëndësishme qenkam për dikë, kush është ky? Por si përfundim, e kapa mat dhe e mësova se kush ishte

SHKARKO APP