DiCaprio dhuron 1 milionë dollarë për viktimat e Harvey

Ylli hollivudian, Leonardo DiCaprio i është bashkuar sfidës së miqve të tij, duke dhuruar 1 milionë dollarë për viktimat e Uraganit Harvey. Shumë emra të njohur si Sandra Bullock, Chris Brown, apo klani Kardashian janë gjendur pranë të gjithëve në këtë ngjarje tragjike. Fondacioni i DiCaprio i dhuroi paratë në Fondin e Rimëkëmbjes, të cilat do shkojnë si ndihma për të gjithë familjet në zonat e prekura për disa muaj me radhë. Donacioni i tij ishte si një dhuratë inagurimi për fondacionin bamirës, pasi të gjithë i kanë dërguar paratë te Kryqi i Kuq. “Ne jemi tepër mirënjohës për bujarinë e DiCaprio dhe fondacionit të tij. Përgjigja ndaj uraganit Harvey kërkon më të mirën nga ne dhe kjo është një dhuratë e madhe. Fondi i Rimëkëmbjes do ofrojë ndihmë për komunitetit përgjatë “Gulf Coast”, ku kanë ndryshuar jetët e shumë banorëve”, tha presidenti i United Way Worldwide.

SHKARKO APP