DiCaprio i kthehet lidhjes së vjetër
Leonardo DiCaprio vazhdon të rindezë lidhjen e tij me Toni Garrn, ndersa ata janë parë në një klub nate në Los Anxhelos. Ylli i Titanikut, 42 vjec, është parë me modelen 25-vjeçare gjermane, teksa po linin klubin e natës. Ndersa po dilte nga klubi, Leonardo DiCaprio mbulonte fytyrën e tij me kapelë. Duke qëndruar në pjesën e përparme të veturës, aktori i Hollywood-it priste t’i bashkohej bukuroshja bionde Toni. Çifti ka pasur një romancë prej 18 muajsh nga viti 2013 deri 2014, edhe pse ndarja e tyre e mëvonshme u bë në mënyrë krejt miqësore. Muajin e kaluar, kishte zëra se ata ishin pajtuar serish, pasi ishin parë në klub nate. Sipas TMZ-së, ish-çifti ka darkuar në North End Grill në Nju Jork. Por, një burim pranë aktorit ka bërë të ditur se DiCaprio nuk është në lidhje me askënd. Pas ndarjes me DiCaprio, Toni kishte një aferë me yllin e NBA-së Chandler Parsons, para se t’i jepnin fund lidhjes në vitin e kaluar. Leonardo ka qenë në lidhje më herët me modelen Gisele Bundchen, e cila tani është e martuar me yllin e futbollit Tom Brady. DiCaprio ka pasur afera edhe me modelen Bar Refaeli, Erin Heatherton dhe Kelly Rohrbach.