DiCaprio, më i shtrenjti në Hollywood
Leonardo DiCaprio prin në listën e aktorëve më të paguar në Hollywood, me 25 milionë dollarë përfitime vetëm në një film.
Milionat fitohen nga aktorët për të luajtur në filma të ndryshëm, por shifra që të gjithë synojnë është 20 milionë.
Vetëm aktorët e filmave më të suksesshëm fitojnë 20 milionë dollarë për një film dhe për t’u arritur kjo duhet punë e madhe dhe suksese të njëpasnjëshme.
DiCaprio tanimë është ‘lider’ i konfirmuar sa i përket zgjedhjes së roleve se suksesit që premton në çdo film e ndërsa për filmin e tij të fundit “The Wolf of Wall Street” ai është paguar 25 milionë dollarë,
Aktorë të tjerë që kanë hyrë në grupin e 20-milionshit janë edhe Robert Downey Jr., Sandra Bullock, Angelina Jolie, Denzel Washington e Matt Damon.
Downy Jr. paguhet shumë për rolin e Tony Stark në “Iron Man”, ndërsa Bradley Cooper është ngritur mjaft shumë në këtë listë pas nominimeve për Oscar dhe suksesit të fundit me “American Sniper”.