Diego Maradona hedh në gjyq dy vajzat e tij
Trajneri dhe ish-futbollisti i njohur Diego Maradona ka hedhur në gjyq dy prej fëmijëve të tij për 1.90 milionë dollarë.
Maradona ka ngritur padi kundër vajzave të tij Dalma, 30 vjeç dhe Gianinna, 28 vjeç. Sipas NDTC Sports, 56-vjeçari pretendon se vajzat e tij i kanë vjedhur para duke i transferuar në një bankë në Uruguaj. Ai ka akuzuar mamanë e vajzave, ish gruan e tij Claudia se ka bërë planin dhe organizoi vjedhjen.
Nuk është hera e parë që Maradona ka bërë diçka të ngjashme. Në vitin 2015 ai akuzoi Claudian dhe parterin e saj Jorge Taiana se i kanë vjedhur 9 milion dollarë dhe i kanë investuar ato duke blerë një pronë në Florida.
Në vitin 2014 akuzoi të dashurën e tij për përvetësim të pasurisë së tij prej 18 milionë dollarë.