Dieta e Kate Middleton për një trup gjithmonë në formë
Eleganca dhe stili i princeshës Kate Middleton i ka bërë të gjithë ta duan po aq sa donin edhe Princeshën Diana. Një nga arsyet pse të gjithë harrohen pas fotografive të saj, është trupi perfekt. Middleton ka arritur të kthejë siluetën e mëparshme edhe pas lindjeve të fëmijëve. Si arrin të jetë gjithmonë në formë?! Këto janë sekretet e saj… I pëlqen shumë mishi me erëza. Sipas asaj që raportohet nga shefi i kuzhinës së familjes mbretërore, dukesha pëlqen sidomos mishin me erëza. E gatuan edhe vetë në shumë receta duke i bërë edhe fëmijët që ta pëlqejnë. Ndjek një dietë rigoroze. Për të hequr disa kilogram, përpara martesës, Middleton ka bërë dietën Dukan, një program me përmbajtje proteinike që është ndjekur nga shumë njerëz të famshëm. Të njëjtën gjë ka bërë edhe pas lindjeve të fëmijëve, thekson Living. Proteinat, perimet, frutat dhe drithërat integrale janë baza e dietës së saj. Pëlqen dhe përdor recetat e familjes. Ëmbëlsirat i ha në sasi shumë të vogla, sa për t’i provuar. Nuk është aq strikte me ushqimin gjatë pushimeve apo fundjavave. Nuk nguron të provojë pjata të reja.