Dieta e veçantë e aktorëve që “agjërojnë” për 16 orë

Ajo është një prej dietave më të preferuara në “Hollywood” dhe emra të tillë si Nicole Kidman apo Hugh Jackman betohen se funksionon vërtetë.

Përgjatë këtyre muajve të fundit, ‘guru’-të e fitnesit dhe nutricionistët profesionistë kanë përfitime të mëdha nga e ashtuquajtura “dieta tetë-orëshe”.

Planifikimi i saj parashikon që njerëzit të hanë përgjatë 8 orëve të ditës e të agjërojnë gjatë 16 orëve të tjera. Kjo i jep mundësi organizmit të nisë procesin e djegies së kalorive.

Fansat e një mënyre të tillë të të ushqyeri parapëlqejnë të ndjekin këtë plan. Mëngjesin e konsumojnë në orën 10, drekën në 14 dhe darkën në 18 pasdite, e pas kësaj nuk hanë më asgjë, gjë që i lejon trupit 16 orë pushim.

Duke praktikuar këtë lloj agjërimi, stomakut dhe zorrëve u jepet kohë e mjaftueshme për të tretur ushqimin, për t’u qetësuar e për t’u shëruar.

Nutricionistët këmbëngulin se një praktikë e tillë lehtëson edhe procesin vetëpastrues të organizmit dhe shtron ritmin e rigjenerimit, ndërsa redukton nga ana tjetër inflamacionet e brendshme. Ajo ul po kështu nivelin e faktorit të rritjes, të ngjashëm me insulinën “IGF-1”, i cili lidhet me plakjen, avancimin e tumoreve dhe rrezikun e kancerit.

Personat që e kanë provuar thonë se, kjo lloj diete nuk të lë të uritur e këmbëngulin se, për sa kohë respektohen 8 orët, orari i të ushqyerit mund të lëvizë edhe në 9 me 17 ose 11 me 19.

SHKARKO APP