Diktatori i fundit në Europë çon të dashurën 22-vjeçare në Kuvend
Ajo është vetëm 22 vjeçe, e lidhur me udhëheqësin 65-vjeçar të vendit, dhe tashmë i ka hyrë politikës.
Maria Vasileviç është parë disa herë në publik me presidentin e Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, pasi fitoi çmimin Miss Bjellorusia në Maj të vitit 2018.
Lukashenko, drejtues kooperative në kohën e komunizmit, është quajtur “Diktatori i fundit në Europë”, pasi ka që në vitin 1994 që e udhëheq Bjellorusinë me grusht të hekurt.
Politikanët e opozitës ndëshkohen sa herë që organizojnë protesta kundër regjimit dhe në zgjedhjet e fundit opozita nuk fitoi as edhe një post të vetëm në Parlament.
Megjithatë, një prej atyre vendeve u zu nga zonjusha Vasileviç, edhe pse nuk ka fare përvojë si politikane. Pavarësisht 43 viteve diferencë moshe, kohët e fundit ata janë parë bashkë në shumë evenimente publike.