Dikur burrë, sot e quan ”vëlla”: Albi përlotet nga mesazhi i Klaudias (VIDEO)

Albi Nako ishte sot i ftuar tek emisioni Rudina ne TvKlan, ku foli për projektet e tij por edhe për ndarjen nga Klaudia Pepa.

Kjo e fundit i kishte dërguar një videomesazh nga Italia, ku i shprehte dashurinë e saj edhe pse janë të ndarë. Klaudia përshendeti edhe familjen e Albit, për të cilët tha se janë të mrekullueshem. Ishte pikërisht një videomesazh nga Klaudia ku ajo i uronte suksese dhe i fliste me dashamirësi, që e kanë bërë Albin të përlotej live në studio.

Divorci mes koreografit Albi Nako dhe balerinës Klaudia Pepa bëri bujë në rrjetet sociale. Koreografi tha se në bashkëjetesën e tyre shumëvjeçare ata i kanë dhënë shpirtin njëri-tjetërit, ndërkohë që shtoi se Klaudia do jetë gjithmonë në zemrën e tij. “Unë nuk isha i përgatitur për këtë temë. Nuk ka rëndësi çfarë humbasim, por personave në jetën tonë t’i lëmë mirënjohje. Ne shkëmbejmë mesazhe dhe komente të mira. Gjithë këto vite bashkëjetesë ne i kemi dhënë shpirtin njëri-tjetrit. Ne nuk jemi më bashkë, por kurrë s’i dihet se çfare do të ndodhë, por Klaudia është dhe do të mbetet gjithmonë në zemrën time”, tha Nako.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=TT7ZnpGZfm4″ width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP