Dikur me 2 euro në xhep: Reperët krijuan një perandori me…

Në fillim të janarit Getinjo dhe Mozzik u larguan nga kompania që i menaxhonte qysh prej fillimit të karrierës së tyre, ”On Records”. Prishja e kontratës me një nga kompanitë më të mëdha diskografike në Kosovë, nuk përfundoi aspak miqësisht.

Këngët e tyre u fshinë nga YouTube, u hodhën në gjyq nga labeli dhe duhet të paguajnë 1.4 milionë euro dëmshpërblim për prishjen e kontratës, investimin në ta dhe dëmtimin e imazhit.

Monedha 2-euroshe është kthyer në simbol të talentit dhe punës së tyre intensive, duke i sjellë më pas suksesin dhe jehonën që bëjnë emrat e dy vëllezërve sot në industrinë e muzikës në Shqipëri dhe Kosovë. Por ky mund të jetë dhe emri i labelit të tyre të ri.

Në një foto të publikuar në Instagramin e Mozzik-it një ditë më parë, reperi përveçse ka ndryshuar look, njofton ndjekësit e tij që ka krijuar 6 këngë të reja, dhe një bashkëpunim me Getinjon. Projektet e reja vijnë shumë pak kohë pas ndarjes nga ”On Records”, pra është e sigurtë të themi që dy vëllezërit kanë punuar intesivisht gjatë kësaj kohe. Përgatituni të shihni një version të ri e të përmirësuar të dyshes së famshme të rap-it.

https://www.instagram.com/p/Be2eTXlja49/?taken-by=mozzik

SHKARKO APP