Dikur një femër e bukur dhe seksi, ja si duket sot ish ylli i Baywatch

Dikur ishte një nga femrat më të bukura dhe seksi të Hollywood-it. Por prej 17 vitesh nuk ishte parë e dëgjuar për aktoren Yasmine Bleeth.

Tashmë ajo është fotografuar për herë të parë në publik teska shëtiste qenin e saj në Los Angeles. Yasmine nuk ngjan më me imazhin që fansat kishin për të.

Aktorja, 51 vjeç, u bë e famshme për rolin e Caroline Holden në serialin Baywatch.

17 vjet më parë ajo la Hollywoodin pas problemeve të shumta me drogën. Në vitin 2001 u arrestua pasi policia i gjeti kokainë në makinë pas një aksidenti.

Ajo u shtrua në një klinikë rehabilitimi disa herë. Prej vitit 2003 nuk ka dalë në publik. Ajo është e martuar me një pronar klubi striptizmi.

SHKARKO APP