Dikur të dashur, sot miq, Anxhelina Hadërgjonaj tregon arsyen e ndarjes nga Oni Hysenbelliu
Ajo është një nga vajzat më të njohura të showbiz-it shqiptar edhe pse jeton shumë milje larg, në Los Angeles.
Bëhet fjalë për Anxhelina Hadërgjonaj, vajzën e Albërie Hadërgjonaj e cila është përfolur për një kohë të gjatë për lidhjen e saj me biznesmenin Fatmir Hysenbelliu. Sot ata nuk janë më bashkë, por ndarja e tyre bëri shumë bujë në media, pasi u përfol se shkak ishte modelja Angela Martini.
E ftuar në “Xing me Ermalin”, Anxhelina Hadërgjonaj ka mohuar një gjë të tillë. Bukuroshja është shprehur se lidhja e tyre vazhdoi për disa kohë në distancë dhe kjo ndikoi shumë në marrëdhënien e tyre dhe coi deri në ndarje.
“Ka qenë një lidhje serioze, por me Fatmirin arsyeja e ndarjes nuk ka qenë Angela. Me Fatmirin kemi qenë larg, ai ka pasur gjërat e tij këtu, unë atje dhe distanca bëri të veten”, tregoi Anxhelina.
Ndonëse ata nuk janë më bashkë, bukuroshja është shprehur se janë miq, i ruajnë kontaktet dhe e urojnë gjithnjë njëri-tjetrin për festa.
“I ruajmë kontaktet, madje para katër ditësh e pashë. Jemi miq, jo shumë të ngushtë, por e urojmë gjithnjë njëri-tjetrin për festa“, u shpreh ajo.