“Dil jashtë, tashmë nuk je më shef”, Sileone nxjerr Renaton nga kuzhina
Showbiz E Enjte, 16 Shtator 2021 20:27
Ndryshe nga çdo puntatë, mbrëmë show i gatimit erdhi ndryshe.
Renato Mekolli, shefi i “Hell’s Kitchen” ka qenë një nga konkurentët.
Drejtimin e kuzhinës, Renato ia ka lënë Sileones.
Sileone duke qenë shefi duhet të zgjidhte çfarë veprimi duhet të bënte si fillim me Renaton.
Dhe gjejeni çfarë bëri, me një gjakftohtësi të paparë ka nxjerrë shefin nga kuzhina.
Para se ta nxirrte Sileone tha:
E para e punës tashmë nuk je më shef. Je Renato. Prezenca jote këtu pa përparëse dhe pa kalepe, madje me atë byzylykun në dorë duhet ta heqësh menjëherë. Dil përjashta, dil”.
KOHA JONË SONDAZH

