Dilema tek ”PërPuthen”/Kë pëlqen Antoneta, Lulzimin apo Anduelin?

Antoneta është një nga protagonistët e rubrikës “PërPuthen”. Ajo e ka shprehur hapur që pëlqimet e saj janë orientuar drejt dy djemve, Lulizmit dhe Anduelit dhe deri në momentin që do të krijojë një çift, do të dalë në takime vetëm me to. Sakaq, pandemia e koronavirusit bëri që takimet të ishin më të pakta, për shkak të kufizimit të lëvizjeve.

Për këtë arsye Antoneta realizoi disa takime me Anduelin dhe për të qenë e drejtë me të dy djemtë, vendosi që të priste Lulzimin (i cili ndodhej në Kosovë dhe pjesëmarrja e tij në emision ishte e pamundur) për të realizuar dhe një takim me të. Ndonëse shumë e kanë komentuar këtë veprim si një pëlqim më shumë nga ajo në drejtim të Lulzimit dhe një diferencim që i bëhet në këtë rast Anduelit.

Por këtë puntatë, Antoneta zgjodhi që të thyej heshtjen dhe të flasë rreth kësaj çështje. “Jam e lumtur për ardhjen e Luzlimit sepse gjërat po ja nisin normalitetit. Duke qenë se me Lulzimin kisha vetëm tre takime dhe nuk e mendova të arsyeshme të dilja me Anduelin, gjërat mund të avanconin dhe nuk mund të isha e drejtë me Lulzimin. Nuk mund të them që kam një ndryshim për sa i përket pëlqimeve mes Anduelit dhe Lulzimit. Më pëlqejnë të dy, por niveli i pëlqimit tek unë është e njëjtë për të dy djemtë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?