Disney Channel përgatit serialin e parë homoseksual

Disney Channel po përgatit për herë të parë një film serial ku tregohet një histori homoseksuale.

Filmi do të tregojë historinë e dy miqve të ngushtë, Andi dhe Cyrus ,që pëlqejnë të njëjtin djalë.

Një zëdhënës i Disney tha se shfaqja jep një mesazh të fuqishëm rreth përfshirjes dhe respektit për njerëzimin.

“Autorja e filmit, Terri Minsky dhe ekipi i saj treguan kujdes të madh për t’u siguruar se është i përshtatshëm për të gjithë audiencat” – shtoi zëdhënësi, citon BBC.

Seriali është i përshtatur për moshën e adoleshentëve konkretisht 13vjeçare, aq sa janë dhe vetë personazhet Andi , Cyrus, Buffy dhe Jonah.

Vetë aktori Joshua Rush u shpreh se ishte krenar që do të sillte historinë e personazhit Cyrus.

Për t’u siguruar që Disney do e sillte historinë në mënyrë të ndjeshme dhe të respektueshme, ata punuan me ekspertë të zhvillimit të fëmijëve. Gjithashtu u konsultuan me PFLAG, organizatën më të madhe LGBTI të SHBA.

SHKARKO APP