Dita e Gruas nuk ka mbaruar për Rihannën, ja çfarë bën ajo

Këngëtarja me famë botërore, Rihanna njihet si një ndër femrat që mbron të drejtat e grave pasi ka qenë disa herë pre e dhunës fizike.

Dje ishte Dita Ndërkombëtare e Gruas, ku emra të njohur të ekranit gjetën rastin për të uruar nënat e tyre.

Por për Rihannën nuk ka mbaruar akoma festa. Nëpërmjet disa postimeve në rrjetin social Instagram, ajo shfaq pamjet e disa grave në kohëra të ndryshme, përfshirë dhe të ndjerën, princeshën Diana.

Ylli i popit tregoi dhe disa momente nga xhirimet e filmit ku do marrë pjesë ‘Ocean’s 8’, ku pjesa më e madhe e aktoreve janë femra.

SHKARKO APP