“Dita pas kimioterapisë nuk është gjithnjë e mirë…”
Krahas një foto prekëse ku Shanne Doherty duket e shtrirë në shtratin e një spitali pas kimioterapisë, aktorja shkruan:
“Dita pas kimioterapisë nuk është gjithnjë e mirë. Ndonjëherë nuk je e aftë të kërcesh, hash apo qoftë të mendosh për të nesërmen. Ndonjëherë mendon se nuk do t’ia dalësh. Kjo kalon. Ndonjëherë dita e nesërme, ose dy ditët në vijim, qoftë edhe 6 ditë, por kalon, dhe lëvizja është e mundur. Shpresa është e mundur. Mundërsia është e mundur. Për ata, që si unë vuajnë nga kanceri…kini kurajo. Qëndroni të fortë, qëndroni pozitivë. #LuftoSiNjëVajzë”
Aktorja 45-vjeçare u diagnostikua me kancer gjiri në muajin korrik dhe e ka pranuar se shpesh ka momente kur ajo frikësohet nga vdekja por siç e thotë edhe vetë “këto momente kalojnë”.
Nga ana tjetër ajo thotë se ndjehet e bekuar, pasi tani e njeh më mirë veten, e di më mirë se kush është dhe se çfarë do nga jeta.
Bashkëshorti dhe mikesha e saj më e ngushtë janë gjithnjë aty për ta përkrahur.
“Dashuria e njerëzve të mi është gjëja më e rëndësishme për mua. Mbështetja e tyre më jep kurajo thotë Shannen.
Doherty u bë e famshme me serialin Beverly Hills.