Ditë të vështira për aktoren Elif…
Aktorja e famshme Tuba Büyüküstün, e njohur për rolin e Elif në serialin turk “Diamante dhe Dashuri”, po kalon një periudhë mjaft të vështirë në jetën e saj. 34-vjeçarja dhe bashkëshorti i saj Onur Saylak, i cili është gjithashtu aktor nuk kanë arritur që ta kapërcejnë dot krizën midis tyre dhe janë divorcuar. Çifti është martuar 6 vite më parë dhe janë prindër të dy fëmijëve binjakë. Sipas mediave turke ata janë ndarë më 5 qershor. Thashethemet për ndarjen e tyre kanë shumë kohë që kanë nisur, por ata e kishin mohuar këtë fakt.