Ditëlindja e Beyonce, ja surpriza emocionuese që i bëri Jay Z

Mbretëresha e muzikës Beyonce festoi dje 36 vjetorin e lindjes dhe dita e saj ishte e mbushur plot me të papritura. Këngëtarja ndoshta ka marrë urimin më të bukur të bërë ndonjëherë nga bashkëshorti i saj Jay Z (dhe të gjithë fansat). Gjatë performancës së tij në Festivalin Budweiser Made in America në Filadelfia, reperi së bashku me fansat e tij filluan duke uruar Beyonce për ditëlindje. Në audiencë ishte edhe vajza e tyre Blue Ivy që iu bashku thirrjes së babait të saj. “Urojeni Beyonce. E bukura Beyonce është në shtëpi sonte. Gëzuar Ditëlindjen dashuria ime”, tha Jay Z dhe më pas filluan të gjithë duke kënduar këngën Happy Birthday.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?