Ditëlindja e Monika Kryemadhit, ja surpriza e të rinjtve të LRI

Monika Kryemadhi duket se është një personazh mjaft i dashur për të rinjtë, me theks të veçantë ata të LRI, të cilët i kanë realizuar ndoshta një ndër ditëlindjet më të bukura. Një surprizë e vërtetë ka qënë për bashkëshorten e kreut të Kuvendit, së cilës i kënduan në kor mjaft të rinj, të cilët e prisnin poshtë ndërtesës. 41-vjetori i saj nuk i ka shpëtuar as opinionistit Olti Curri, i cili ka postuar një video nga përjetimet e kësaj feste. "Një urim special për ditëlindjen e Monika Kryemadhit. Dhjetëra të rinj, në momentin e hyrjes së datës 9 prill, u mblodhën poshtë shtëpisë së politikanes së njohur duke kënduar "Shumë urime për ty"… më pas ata nuk janë mjaftuar me përshëndetjen nga ballkoni, por kanë kërkuar në kor që Monika të zbresë poshtë. E emocionuar dukshëm, ajo ka takuar të rinjtë dhe ka marrë tufa me lule si dhuratë", shkruan Olti Curri në postimin e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?