Ditëlindja e parë si baba, Elia Zaharia uron Princ Lekën me fjalët e ëmbla
Dita e sotme është shumë e veçantë për Princ Lekën, pasi ai feston ditëlindjen. Nuk kishte se si mungonte edhe një urim nga bashkëshortja e tij, Elia Zaharia.
Ajo ka uruar përmes një foto shumë të ëmbël të publikuar në rrjetet sociale, ku Leka shfaqet teksa mban në krahë të bijën, Geraldinë.
Ndërkohë, Elia e ka shoqëruar me disa fjali shumë të ngrohta edhe emocionuese, të shkruara me shumë dashuri.
“Princi im i kaltër! Të uroj Gëzuar Ditëlindjen! Qofsh i lumtur dhe jetofsh gjatë dashuria ime, shoku im i ngushtë, babi më i mirë në botë. Edhe pse nuk e them shpesh, i jam falenderuese Zotit që të solli në jetën time, që po rritemi bashkë, që kemi njëri-tjetrin mbështetje në çdo rrethanë. Të dua shumë, të kam ngrohtësi në zemër. Edhe 100 plot dashuri!”, shkruan ajo.
Kujtojmë që çifti kanë vetëm pak kohë që janë bërë prindër për herë të parë dhe nuk ngurojnë të postojnë herë pas here momente me vogëlushen e tyre. Duket se këtë periudhë të bukur të jetës po e shijojnë shumë./abcnews.al