Divorci me “DJ” e njohur? Flet Bora Zemani: Ja kush “u fut” në mes

Bora Zemani, moderatorja e njohur e “Supersport” ka folur për herë të parë në lidhje me zërat për ndarjen e saj me bashkëshortin, DJ Vini.

Një aplikacion i ri ishte ai që u ‘fut’ në mes të çiftit të “show bizz”-it dhe që shkaktoi thashetheme për ndarjen tyre.

Këtë e sqaroi gjatë ditës së sotme në emisionin ‘Wake Up’ moderatorja Bora Zemani. ‘Nuk ka asnjë të vërtetë në të gjithë këtë histori. Vini kishte shkarkuar një program për Instagram-in që më fshiu mua por edhe njerëz të tjerë si DJ Sardi, po nuk e kuptoj përse njerëzit u morën vetëm me mua.’- u shpreh duke qeshur Zemani.

Megjithatë ajo theksoi se duke pasur një familje dhe jo thjesht një lidhje, asaj nuk i vjen aspak mirë që diskutohen gjëra të tilla. ‘Dhe nuk më vjen mirë që njerëz që neve na njohin, na shohin në rrugë bashkë dhe habiten dhe thonë :‘Nuk qenkan ndarë…’.- u shpreh moderatorja e emisionit “Guximtarët” dhe “Bar Sport Skedina.

 

 

SHKARKO APP