Divorcohet aktorja e ‘Kuzey Guney’: “Nuk mjaftoi dashuria”
Një ndër çiftet më të njohura të showbizit turk, aktorja Merve Bolugur dhe këngëtari Murat Dalkiliç, kanë njoftuar fundin e martesës së tyre 2-vjeçare.
Aktorja 29-vjeçare e njohur në Shqipëri për rolin e Zejnepit në serialin “Kuzey Guney” u martua para dy vitesh me këngëtarin e njohur 34-vjeçar.
Prej kohësh përflitej se çifti ishte në prag të divorcit, por të dy u përpoqën të shpëtonin martesën duke kaluar pushimet verore bashkë muajin e kaluar në Bodrum.
Dyshohet se një ndër arsyet kryesore të prishjes së martesës të ketë qenë agjenda e ngarkuar e të dy bashkëshortëve dhe pamundësia për të kaluar më shumë kohë me njëri-tjetrin.
Lajmin për divorcin mes tyre e publikoi vetë këngëtari në Instagramin e tij, ku tha për të shpëtuar martesën e tyre nuk kishte mjaftuar as dashuria e madhe që kishin.
“E falënderoj për qindra ditët e lumtura që më bëri të jetoj”, tha Dalkiliç për aktoren, e cila nga ana e saj nuk e ka komentuar ende divorcin./tvklan.al/