Dj Gimbo habit me rrëfimin: Ish e dashura më ka tradhtuar me kolegun tim

DJ Gimbo dhe Selin Bollati, gjatë një bisede të bërë në orët e para të mëngjesit, në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, kanë ndarë momente të sinqerta duke zbuluar më shumë për raportin mes tyre dhe përjetimet nga e kaluara.

DJ Gimbo, nga Kosova, ka folur hapur për një lidhje të fundit që, sipas tij, ka përfunduar me zhgënjim. Ai tregoi se vetëm pasi ishte ndarë nga partnerja e tij, kishte mësuar se ajo e kishte tradhtuar.

“Lidhjen e fundit që e kam pasur me një çikë të Kosovës, e kam kuptuar që më ka tradhtuar pasi jam ndarë nga ajo”, u shpreh ai gjatë bisedës me Selinin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas Gimbos, situata ishte edhe më e rëndë, pasi tradhtia kishte ndodhur me një koleg të tij, gjithashtu DJ. Ai tha se lajmin e kishte marrë nga ish-partnerja e atij DJ-je, duke shtuar se kishte besuar shumë në atë marrëdhënie.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Kur jemi ndarë, ajo ka bërë shumë pas meje. E ka parë kë e ka humbur”, u shpreh ai, duke lënë të kuptohet se ndarja kishte qenë një periudhë reflektimi për të.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?